Tahiri: Drejtësia komerciale prioritet që po merr formë

Kosova

Tahiri: Drejtësia komerciale prioritet që po merr formë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:12
Tahiri gjatë një takimi me drejtoreshën e re të Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha sot se reformat në drejtësinë komerciale janë fundamentale për zhvillimin e një sistemit të qëndrueshëm të drejtësisë që ndërlidhet me të bërit biznes.

Ai gjatë një takimi me drejtoreshën e re të Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se kjo siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi, efektet e së cilës padyshim se do të ndikojnë edhe në rritjen e investimeve të huaja. 

Ministri Tahiri tha se drejtësia komerciale është një prioritet themelor që tashmë po merr formë konkrete, me ç ‘rast ka vlerësuar mbështetjen e deritanishme që USAID-i i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdoj edhe më tutje, sidomos në kuadër të Rishikimit Funksional dhe Agjendës “Drejtësia 2020”.

Për më tepër, ministri Tahiri ka njoftuar Magno për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, në kuadër të së cilës është duke u hartuar një politikë publike që synon  konsolidimin e drejtësisë komerciale.

Gjatë takimit është biseduar edhe për hapat e mëtejmë implementues në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020” dhe planet për konsolidimin e sistemit të ndërmjetësimit dhe digjitalizimit të shërbimeve noteriale që mundësojnë sisteme më të besueshme të raportimit, si dhe qasje më të lehtë në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat