Projekti i Shëndetësisë së Kosovës pritet të përfundojë në tetor 2019

Kosova

Projekti i Shëndetësisë së Kosovës pritet të përfundojë në tetor 2019

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:00
Uran Ismaili me Komitetin Drejtues të Projektit për Shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar sot Komitetin Drejtues të Projektit për Shëndetësinë për rikonstruktimin e projektit, i cili është bërë me qëllim të adaptimit të aktiviteteve, bazuar në kapacitetet absorbuese të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Projekti i Shëndetësisë është projekt i Qeverisë së Kosovës, i financuar nga huamarrja e Bankës Botërore dhe synon përkrahjen e themelimit të shtyllave kryesore për themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor.

“Ne jemi në proces të finalizimit të rishikimit të Ligjit për Shëndetësi dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore që do të mundësojnë funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke përfshirë këtu dhe skemën e barnave jashtë-spitalore”, tha ministri Ismaili.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore Diego Garrido Martín, tha se mbajtja e këtij takimi është shenjë e qartë e trendit pozitiv në të cilin do të shkojë projekti i shëndetësisë vendore.

“Këtë rikonstruktim e shohim si trajektore shumë pozitive, prandaj Banka Botërore qëndron gati për të ju mbështetur në çfarëdo mënyre që mundet. Sektori shëndetësor është çelësi për zhvillimin e Kosovës dhe do të jemi pranë jush”, ka thënë ai.

Koordinatorja e projektit, Fatime Arenliu - Qosaj, tha se ishte me shumë rëndësi që Komiteti Drejtues, në kuadër të detyrave të veta, u zotua që ta intensifikojnë  dinamikën e implementimit të projektit, në mënyrë që të arrihen të gjitha rezultatet e parapara, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Ndryshe, Projekti i Shëndetësisë është bërë efektiv në maj të vitit 2015 dhe pritet të përfundojë në tetor të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat