Nis shqiptimi i gjobave për ndotje të ambientit në Malishevë

Kosova

Nis shqiptimi i gjobave për ndotje të ambientit në Malishevë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:33
Gjoba

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka filluar zbatimi i udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas një komunikate nga komuna e Malishevës, ky udhëzim ka filluar të zbatohet më datë 13 nëntor, ku edhe është shqiptuar gjoba e parë.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, ka thënë se inspektorët e ambientit do vazhdojnë me inspektime në teren dhe të gjithë ata qytetarë të cilët në forma të ndryshme dëmtojnë ambientin do t’i ndjekin me procedura ligjore.

Gjoba e parë është ekzekutuar për një person, i cili është kapur duke djegur mbeturinat në sipërfaqe publike në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat