Komuna e Fushë Kosovës mbështet kërkesat e bizneseve vendore

Kosova

Komuna e Fushë Kosovës mbështet kërkesat e bizneseve vendore

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:15
Pamje nga takimi

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore për bizneset e Sllatinës ishte qëllimi i vizitës së Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve sot te kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Me këtë rast, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) Skënder Krasniqi e njoftoi kreun e Fushë Kosovës me problemet me të cilat po përballen bizneset në këtë komunë, e të cilat i kanë adresuar tek OAK. Si probleme primare, Krasniqi përmendi infrastrukturën, energjinë dhe problemet e tjera komunale.

Kryetari Berisha u shpreh i gatshëm për shtyrjen përpara të kërkesave të adresuara nga OAK, duke premtuar se brenda këtij viti do të filloj të punojë për realizimin e kërkesave të paraqitura nga bizneset. 

Ai ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje institucionale për një projekt në vlerë 300 mijë euro, të cilat do të investohen në fusha të ndryshme për zhvillimin e biznesit.

Edhe drejtori i Urbanizmit, Abdullah Prebeza premtoi se do të merren parasysh kërkesat e bizneseve dhe se realizimi i tyre do të jetë konform proceduarave komunale.

Pronari i biznesit “Envricon” Ruzhdi Thaçi theksoi se bizneset janë bashkuar tek Oda e Afarizmit të Kosovës dhe se kërkesat e tyre janë të përbashkëta, ku edhe kërkoi nga Komuna e Fushë Kosovës mbështetje në realizimin e tyre.

Ndërsa, përfaqësuesi i biznesit “Scan Color JYSK Kosova” Selim Murtezaj potencoi se krijimi i Zonës Industriale Sllatinë do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të këtyre bizneseve te partnerët ndërkombëtarë.

Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan të bashkëpunojnë me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat