UNICEF-i hap Generation Unlimated Youth Challenge

Kosova

UNICEF-i hap Generation Unlimated Youth Challenge

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:54
UNICEF në Kosovë

Me iniciativë të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, është bërë hapja e Generation Unlimited Youth Challenge.

Fituesit do të kontribuojnë në suksesin e Generation Unlimited,  një partneritet i sapoformuar,  i cili është lansuar gjatë një aktiviteti të nivelit të lartë gjatë Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , që synon përfshirjen e çdo të riu në arsim, trajnim apo punësim të cilësisë së lartë, deri më 2030.

Drejtori për Rini në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhevat Bajrami tha se ndihet shumë i lumtur për një organizim të tillë, duke shtuar se të rinjtë po i bëjnë të ndihen mirë si institucione.

Bajrami: Të rinjtë tanë çdo ditë e më shumë në Kosovë na bëjnë të ndjehemi mirë

 “Rinia e Kosovës çdo ditë e më shumë po dëshmohet në aktivitetet e saj, dhe ky është shembulli më i mirë, se këta të rinjtë tanë që u takojnë të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë, janë të përzgjedhur si projekt garues në nivel global. Andaj edhe këto ide inovative që të rinjtë tajë po i zhvillojnë çdo ditë e më shumë në Kosovë na bëjnë të ndjehemi mirë edhe ne si institucione, por në të njëjtën kohë edhe t’i falënderojmë partnerët tanë ndërkombëtar që vazhdimisht në sektori ne rinisë po janë prezent me mbështetjen që po u japin aktiviteteve të ndryshme”, tha ai.

Udhëheqësi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin gjatë kësaj punëtorie ka thënë se kjo iniciativë është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë.

Sahin: Është mundësi e mirë për t’u bërë qytetarë aktivë të së ardhmes

"Është një mundësi shumë e mirë të bashkohemi me lëvizjen globale për t’u dhënë të rinjve aftësitë për të përmbushur të drejtat e tyre, që ata të mund të realizojnë potencialin e tyre dhe të bëhen qytetarë aktivë në formësimin e së ardhmes së Kosovës”, ka thënë Sahin.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i  PEN-it  Bujar Fejzullahu, ka thënë se kjo garë do të jetë globale dhe se fituesit të cilët do të përzgjidhen do të financohen me mjete financiare.

Fejzullahu:  Kjo garë do të jetë edhe globale

“Është një punëtori garuese ku prej dhjetë ekipeve, pesë do të përzgjidhen dhe do të financohen, do të mbështetën, me mjete financiare, ndërsa është diçka shumë e re, që kjo garë ka me qenë globale dhe një grup do të merr pjesë edhe në garat globale, ju uroj punë të mbarë, përqendrohuni shumë, punoni shumë dhe e vazhdojmë të korrim suksese jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës”, tha ai.

Ai  madje ka falënderuar  UNICEF-in për përkrahjen.

Udhëheqësja e sektorit të rinisë në UNICEF,  Hana Sahatqija ka uruar të gjithë të rinjtë, duke shtuar se syri i botës është momëntalisht tek ta.

Sahatqija: Janë 16 shtete të botës që janë duke e bërë këtë punë

“Syri i botës është momentalisht te ne, janë 16 shtete të botës që po e bëjnë këtë sfidë të njëjtë. Grupet tona kanë me pas mundësinë me shku në nivel global, dhe idetë e tyre me pas mbështetjen që të replikohen dhe të zgjidhin probleme në të gjithë botën. Mbane mend edhe këtë aspekt kur jeni duke i zhvilluar idetë e juaja”, tha ajo.

Përmes kësaj iniciative, të rinjtë  inkurajohen të krijojnë zgjidhje për përmirësimin e arsimit, zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive profesionale, trajnimin për të rinjtë, dhe njëkohësisht, të fuqizojnë veten për të ndërmarrë veprime për çështjet që i prekin ata. Kjo punëtori do të zgjas tri ditë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat