Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Kosova

Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:48
Ministria e Shëndetësië

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar sot dy persona si të dyshuar se janë përfshirë në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

I dyshuari H.D. (1964) në cilësinë e ushtruesit të drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushur autorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet e avanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjete dyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, pra janë fiktive dhe për të cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmon arsyen e tërheqjeve. 

“Shuma e keqpërdorimit për vitin 2017-2018 është 132 mijë e 345 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.  

Ndërsa i dyshuari dytë,  M.R. (1952)  në cilësinë e drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë ne periudhën 2014-2017  dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen e avanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtarët e AKPM-së e të cilat udhëtime nuk kanë ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion përkatës. 

Shuma e keqpërdorimit të mjeteve të tërhequra në emër të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për udhëtimet që nuk kanë ndodhur fare për periudhën 2014-2017 është  1 milion e 170 mijë e 854 euro.

Të gjitha këto tërheqje të mjeteve  në  emër të avanceve të AKPM-së, në kundërshtim me ligjin janë dorëzuar tek i dyshuari M.S. i arrestuar më  28 mars.

Pas intervistimit personat e  dyshuar me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore  në Prishtinë dërgohen në ndalim  për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat