Ministri Ismaili deklarohet për arrestimin e dy zyrtarëve në MSH - Bota Sot
Ministri Ismaili deklarohet për arrestimin e dy zyrtarëve në MSH

Kosova

Ministri Ismaili deklarohet për arrestimin e dy zyrtarëve në MSH

Nga: Bota sot Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:55
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie, të cilët dyshohen për përfshirje në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Ministri Ismaili ka deklaruar se ai do të marrë menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar.

Në postimin e tij në Facebook, Ismaili ka theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit, është e pakthyeshme, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Ismailit:

Muaj më parë është njoftuar policia e Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante për dyshimet mbi keqpërdorimin e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot u njoftova për reagimin e Policisë dhe arrestimin e zyrtarëve të ministrisë. Duke mbështetur reagimin e shpejtë të organeve të rendit, edhe ne si institucion do marrim menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar.

Atë që e kam thënë më herët, po e përsëris prapë. Lufta e jonë kundër korrupsionit dhe krimit është e pakthyeshme, e drejtë, dhe në dobi të qytetarëve.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha organet e drejtësisë për tu ofruar gjithçka që kërkohet që kjo çështje të zbardhet në mënyrë që çdo keqpërdorim i parasë publike të ndalet njëherë e përgjithmonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...