Challandes: Kjo më pëlqeu më së shumti nga fitorja 5:0

Kosova

Challandes: Kjo më pëlqeu më së shumti nga fitorja 5:0

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:15
Bernard Challandes

Bernard Challandes ka folur pas fitores së thellë të Kosovës kundër Maltës.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e fitoi me rezultat të thellë ndeshjen e Maltës në udhëtim.

Pas fitores 5:0, ka folur edhe selektori Bernard Challandes, që e vlerësoi shumë lartë paraqitjen e ekipit të tij.

“Jam shumë i lumtur me performancën. Ishte pjesë e parë e mirë, por Malta luajti mirë në mbrojtje dhe nuk ishte e lehtë të gjindej hapësira”, tha Challandes.

“Kishim mundësi për të shënuar dhe për të përfunduar ndeshjen, por e kujtuam ndeshjen e parë në Prishtinë dhe ekipi arriti që ta ruajë koncentrimin, që ishte mirë”, shtoi ai.

“Ekipi luftoi shumë dhe intensiteti ishte shumë më i lartë se në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ishte shumë me rëndësi të shënonim 5 gola sepse kemi pasur probleme në ndeshjet e para kur nuk kemi konkretizuar rastet”, potencoi Challandes.

“Kur pamë shortin në grup në Prishtinë, dhe zbuluam se kundërshtar do ta kishim Azerbajxhanin, në mendjen time kisha përshtypjen se kjo do të ishte finalja e grupit”, vazhdoi tekniku zviceran.

“Tani është ndeshje e madhe pë ne, për ekipin dhe duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë. Azerbajxhani është ekip i vështirë me lojtarë të mirë. Kam besim në ekipin tim dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë emocionuese në Prishtinë, për të gjithë njerëzit në Kosovë”, përfundoi Challandes.

Kosova si lidere në grup me 11 pikë, e pret Azerbajxhanin e vendit të dytë me 9 pikë, në ndeshjen vendimtare të grupit të martën, më 20 nëntor në ‘Fadil Vokrri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat