Banorët e Vllahisë po shqetësohen nga persona të dyshimit që flasin serbisht

Kosova

Banorët e Vllahisë po shqetësohen nga persona të dyshimit që flasin serbisht

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:45
Vllahi

Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk po i lë të qetë banorët e Vllahisë së Mitrovicës. Madje shqetësimin e tyre kohëve të fundit po e rrisin edhe disa njerëz të huaj që po e frekuentojnë këtë zonë. Sipas banorëve ata janë serbfolës por po paraqiten si hungarez, bullgarë e rumunë dhe po interesohen për rezervat e mineraleve.

Atyre iu kishin kërkuar dokumente identifikuese por nuk kishin marrë përgjigje.

Por është edhe një gjë tjetër që vllahiasit nuk po mund ta heqin nga mendja.

Për një shenj të bërë nga Agjencia e Kadastrit edhe pse është lajmëruar se është bërë për aerofotografi, ata ende mendojnë se përkon me korrigjimin e kufijve.

E për të gjitha këto shqetësime një takim do të mbahet këtë të diele.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka.

Sipas Mujkës shqetësimet e banorëve të Vllahisë janë bërë më të mëdha pas publikimit të hartave në medie e ku Vllahia përfshihet në territoret që do të shkëmbehen mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat