Dogana implemeton platformën OPEN DATA

Kosova

Dogana implemeton platformën OPEN DATA

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 11:50
Ilustrim

Dogana e Kosovë nga sot ka nisur implementimin e platformën OPEN Data, platformë kjo që ngrit nivelin e transparencës dhe siguron të gjithë që Dogana është një institucion transparent dhe kredibil.

Platforma OPEN DATA përmban disa kategori si bilancin tregtar ndër vite, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha shtetet si në aspektin e importit po ashtu edhe në aspektin e eksport.

“CEFTA, kjo kategori tregon qartazi shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha vendet anëtare të cilat janë pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të CEFTA-s. MSA, pasqyron aktivitetin e Doganës, respektivisht të gjitha të dhënat lidhur me implementimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit në aspektin e tregtar që nga prilli i vitit 2016. Performanca mujore/vjetore, është kategori që mundëson qasje të gjithë të interesuarve në punën e Doganës dhe performacën tonë.  Koha e zhdoganimit, tregon kohën që nevojitet për zhdoganimin e mallrave si në import po ashtu edhe në eksport”, thuhet në njoftimin e Doganës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat