“Bashkimi Evropian të mbajë fjalën, të liberalizojë vizat në dhjetor të këtij viti”

Kosova

“Bashkimi Evropian të mbajë fjalën, të liberalizojë vizat në dhjetor të këtij viti”

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:58
Kadri Veseli

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli ka konfirmuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të enjten e kësaj jave.

Përpos kësaj Veseli është deklaruar lidhur me ligjet që kanë të bëjnë me Agjendën Evropiane. Sipas tij është punuar mjaft mirë në këtë kuadër dhe se sipas tij nuk ka arsye që të ketë tjetër vendimmarrje përpos asaj që është e drejtë për qytetarët e Kosovës, liberalizimi i vizave. Sipas Veselit kjo është vetëm çështje teknike. Tutje Veseli ka komentuar edhe çështjen e Interpol-it duke thënë se janë optimist por që nuk duan të flasin para se të merret vendimi. Sipas tij, shndërrimi i FSK-së në Ushtri është proces në zhvillim dhe se orientimi Kosovës tashmë është i qartë.

“Agjenda e Kuvendit edhe këtë javë do të jetë e mbushur me disa projektligje që kanë të bëjën me agjendën e reformave evropiane, mund të konstatojë se ka pasur një punë t mirë komisioni parlamentar përkundër vonesave deri më tani.Kuvendi do ti përmbushë të gjitha obligimet që ka karshi Reformave Evropiane dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në çështjen e liberalizimit të vizave, për faktin se të gjitha kriteret që ishin të përcaktuara i kemi përmbushur në këtë moment po përmbushim edhe çështje që kanë të bëjnë më agjendën e reformave, pra nuk ka arsye që të ketë vendimarrje tjetër përpos asaj që është e drejtë e qytetarëve tanë dhe që ka qenë edhe qëndrim i vetë Komisionit Evropian, që liberalizimi i vizave është çështje teknike, jo politike dhe se në momentine përmbushjes, do të kemi edhe liberalizim. Kosova e meriton dhe beson në Bashkimin Evropian, Kosova pret vendimmarrje që nuk e turpëron Bashkimin Evropian dhe ajo është që të mbajë fjalën dhe t’i liberalizojë vizat në fund të këtij viti, pra në dhjetor të këtij viti.Kemi seancë parlamentare të enjten, pra vazhdim i seancës së jashtëzakonshme për çështjen e politikës së jashtme dhe do të kemi vazhdimin e pikave të mbetura me seance plenare ku janë të përfshira të gjitha ligjet përkatësisht projektligjet që janë në listë ne pritjes se Agjendës së Reformave”, ka thënë Veseli.

Ai poashtu ka shtuar se është ndërmarrë një iniciativë që ka të bëjë drejtpërdrejt me reformat në procesin gjyqësor.

“Pra në mënyrën minimale për t’i dhënë mundësi njerëzve për keqpërdorime. Ligji i konfliktit të interesit që i referohet personave që përfitojnë në mënyrën të padenjë. Pra është mesazh, le ta dijë secili se në Kosova do të sundojë ligji dhe s do të jetë e palejueshme zhvatja e pasurisë dhe jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund këtyre çështjeve .Do të ketë jotolerancë , do të ketë përgjigje të merituar për të gjithë ata që rrezikojnë lëvizjen e lirshme të qytetarëve. Ajo që është kryesore se qytetarët e Kosovës duhet të ketë besim në shtetin e vetë, në ligjet e veta, t’i denoncojnë ata që bëjnë veprime të paligjshme sepse na ndihmojnë edhe ne”, ka shtuar Veseli.

Veseli ka folur gjithashtu lidhur me zhvillimet në Interpol. Duke thënë se janë optimist por që nuk duan të flasin para marrjes së vendimit.

“Asgjë nuk është e pazakontë, pra Serbia po e luan këtë rol dhe nuk është korrekte, pra nuk duhet ta kishte këtë lojë ndaj fenomeneve që nuk i bëjnë dëm as vendit as rajonit. Serbia mendoj të përfitojë nga akuzat e veta se Kosova është një çerdhe e terrorizmit, por nuk do të ketë sukses. Besoni Kosovës, besoni ligjeve të Kosovës sepse rrënjosin negativitetin që ka mes nesh. Sa për nesër agjendën e anëtarësimit në Interpol, institucionet t kanë bërë punë të mirë por nuk dua të flasë pa u kryer puna, jemi optimist por nuk flasim sepse Serbia është duke luajtur një rol për të tentuar t’i bëjë vështirësi Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje i pari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri, duke shtuar se ky proces do të ndodhë dhe se është zhvillim shumë i qartë.

“Është pak e dhimbshme kur në të njëjtën kohë Qeveria e Serbisë gjithë këtë strukturë të FSK-së, e akuzon me cenim të njëri-tjetrit, por edhe Kosova nuk ka qëllime territoriale, pra orientimi ynë është shumë i qartë të jetojmë në paqe dhe të integrohemi në Bashkimin Evropian dhe të kemi raporte të shkëlqyeshme me SHBA-në dhe të integrohemi në NATO. Transformimi i FSK-së ka të bëjë me sigurimin e paqes që është e mirë edhe për shqiptarët edhe për serbët”,ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat