‘Coca-Cola” jep certifikatat për 150 të rinj që kryen trajnimin te kjo kompani

Kosova

‘Coca-Cola” jep certifikatat për 150 të rinj që kryen trajnimin te kjo kompani

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” është mbajtur eventi i rrjetëzimit i cili ka certifikuar 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve tetor-nëntor 2018.

Neritan Tira, drejtor i Coca- Cola HBC  Kosova,tha se janë trajnuar 300 të rinj në këtë program, ku ka shtuar se synojnë që gjatë vitit të ardhshëm të trefishojnë këtë numër.

" Unë sinqerisht ju uroj fat në jetën tuaj, ju siguroj që ne si kompani do të jemi këtu, për këtu ju siguroj", tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti u shpreh i nderuar që është i pranishëm në këtë ceremoni.

Sipas tij edhe pse Kosova ka të rinj me potenciale të mëdha, vazhdon ende të ketë papunësi të madhe.

" Vizioni i Qeverisq është për një sistem arsim gjithëpërfshirës, synimi është për përmirësimin e programeve shkollore dhe nevojave të punës", tha ai.

Sahiti ka përshëndetur investimin e Coca - Colës, për këto programe për të fuqizuar të rinjtë dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

 Ndërsa, zëvëndësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli tha se ky program është i qëlluar, ku në bazë të saj, të rinjve u është mundësuar që të aftësohen për të ardhmen.

"Puna është mënyra më e mirë për të bërë jetën më të bukur, njeriu është produkt i kulturës, pa punë edhe talentët më të mëdhenj shuhen. Me punë dhe harmoni rriten shtet e vogla, ndërsa pa punë shkatërrohen ato", ka thënë Makolli.

Arian Zeka nga Oda Amerikane tha se papunësia është problemi më shqetësues në Kosovë.

 " Ky aktivitet vjen edhe pas një momenti të rëndësishëm për vendin, në javën e ndërmarrësisë. Entuziazmi i javës globale e po ashtu ky program për të rinjtë duhet të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme"u shpreh Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat