LDK me homazhe përkujton Xhavit Ahmetin në 22 vjetorin e vdekjes

Kosova

LDK me homazhe përkujton Xhavit Ahmetin në 22 vjetorin e vdekjes

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:11
Pamje nga homazhet

Në 22 vjetorin e vdekjes së profesorit dhe aktivistit të LDK-së Xhavit Ahmeti, kryesia e LDK-së, familjarë, kryetarë të degëve dhe miq kanë bërë homazhe te varri i tij.

Në emër të kryesisë para familjarëve, veprimtarëve të degës së dytë dhe miqve ka folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i cili tha se Xhavit Ahmeti ishte intelektual, politikan i mençur dhe personalitet me virtyte të larta dhe jo rastësisht ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova.

“Xhavit Ahmeti ka dhënë shumë për arsimin, shkencën dhe kulturën në Kosovë”, ka thënë  Beqiri.

Xhavit Ahmeti ka humbur jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat