Tahiri: “Drejtësia 2020” do t’ia ndërrojë ritmin e punës institucioneve të sistemit të drejtësisë

Kosova

Tahiri: “Drejtësia 2020” do t’ia ndërrojë ritmin e punës institucioneve të sistemit të drejtësisë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:03
Tahiri ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e fundit e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e fundit e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, në të cilin për vite institucionet e Kosovës dhe partnerët nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX dhe partnerët zhvillimor kanë koordinuar punën për avancimin e sistemit të drejtësisë.

Ai tha se tani e tutje këtë koordinim do ta marrë përsipër ‘Drejtësia 2020’, duke sjellë një perspektivë të re të pronësisë dhe përgjegjësisë së plotë në zbatimin e obligimeve institucionale për një sistem të drejtësisë që është efikas, i përgjegjshëm, transparent dhe llogaridhënës.

Ai po ashtu ka thënë se janë zotuar bashkërisht të gjithë se agjenda ‘Drejtësia 2020’ do t’ia ndërrojë ritmin e punës së institucioneve të sistemit të drejtësisë.

“Sot ishte mbledhja e fundit e mekanizmit koordinues, Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, në të cilin për vite institucionet tona dhe partnerët tanë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX dhe partnerët zhvillimor kanë koordinuar punën për avancimin e sistemit të drejtësisë. Tani e tutje, këtë koordinim do ta marrë përsipër ‘Drejtësia 2020’ duke sjellë një perspektivë të re të pronësisë së plotë dhe përgjegjësisë së plotë në zbatimin e obligimeve tona institucionale për një sistem të drejtësisë që është efikas, i përgjegjshëm, transparent dhe llogaridhënës. Jemi zotuar bashkërisht të gjithë se agjenda ‘Drejtësia 2020’ do t’ia ndërrojë ritmin e punës së institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe për këtë do të punojmë vazhdimisht për ta përmbyllur një herë e mirë tranzicionin dhe për ta vendosur drejtësinë në një kurs të pakthyeshëm të progresit, në të cilën do të kenë besim të pa rezervë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkruan Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat