600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë të zjarrfikësve

Kosova

600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë të zjarrfikësve

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:41
Zjarrfikësit e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 120 mijë për organizimin e mbledhjes së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet në Pejë.

Kjo është mbledhja e 5 e përbashkët që organizohet mes dy qeverive, ndërsa risia në fjalë ka pasur si synim bashkëpunimin mes dy vendeve.

Mbledhja e fundit mes dy qeverive është mbajtur në Tiranë, ku u arritën disa marrëveshje bashkëpunimi.

Po ashtu, Ekzekutivi vendor në mbledhjen e sotme vendosi të ndajë 600 mijë euro për kompensimin e orëve shtesë për zjarrfikësit e Kosovës.

Këta të fundit në një protestë para Qeverisë së Kosovës kërkuan nivelizimin e koeficienteve në nivel komunash, nivelizimin e rrezikshmërisë së punës me Policinë e Kosovës, kompensim për ndërrimet e natës, festat shtetërore, fetare dhe orët jashtë orarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat