Lladrovci dhe drejtori i ARH-së diskutojnë për sinjalizimet në hekurudha

Kosova

Lladrovci dhe drejtori i ARH-së diskutojnë për sinjalizimet në hekurudha

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim drejtorin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Shkelzen Qorri.

Në këtë takim është diskutuar për sigurinë e komunikacionit, me theks të veçantë vendkalimet dhe sinjalizimet e tyre në vijën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë e cila kalon në komunën e Drenasit, mundësia për vendosjen e laurave në ato vende ku kërkesat dhe qarkullimi është më i madh.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave për bashkëpunimin e ndërsjellë për sigurimin e vendkalimeve mbi hekurudhë dhe për zbatimin e Ligjit për Siguri në vendkalimet mbi hekurudha.  Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Shkelzen Qorri, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka thënë se Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave është i gatshëm në mbrojtjen dhe respektimin e ligjshmërisë të kësaj natyre.  Ne territorin e Komunës së Drenasit janë 24 vendkalime hekurudhore, 19 prej tyre janë legale dhe 5 ilegale. Për vendkalimet e rrugëve regjionale obligim ligjor për sinjalizim dhe mirëmbajtje të tyre është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa vendkalimet e rrugëve lokale i takojnë Komunës për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat