Moti nesër - Bota Sot
Moti nesër

Kosova

Moti nesër

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:26
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në pjesën jugperëndimore do të ketë kushte për riga të dobëta shiu.

Pasdite në disa pjesë pritet të ketë kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike është në rritje. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve të fundit kanë qenë rreth 90 litra për metër katror në perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në jug dhe juglindje sasitë maksimale të reshjeve janë shënuar rreth 25 litër për metër katror.

Këto reshje edhe pse pak të “vonuara” do të jenë shumë të mirëseardhura për shumë fusha të jetës, me theks të veçantë për fushën e bujqësisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...