Nesër nuk do të ketë temperaturë nën zero

Kosova

Nesër nuk do të ketë temperaturë nën zero

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:48
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sasitë e reshjeve të fundit kanë qenë rreth 90 litra për metër katror në perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në jug dhe juglindje sasitë maksimale të reshjeve janë shënuar rreth 25 litër për metër katror.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në pjesën jugperëndimore do të ketë kushte për riga të dobëta shiu. Pasdite në disa pjesë pritet të ketë kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike është në rritje. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve të fundit kanë qenë rreth 90 litra për metër katror në perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në jug dhe juglindje sasitë maksimale të reshjeve janë shënuar rreth 25 litër për metër katror. Këto reshje edhe pse pak të “vonuara” do të jenë shumë të mirëseardhura për shumë fusha të jetës, me theks të veçantë për fushën e bujqësisë”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat