Zyrtarët e Deçanit ia shtinë flakën produkteve serbe

Kosova

Zyrtarët e Deçanit ia shtinë flakën produkteve serbe

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:46
Zyrtarët e Deçanit ia shtinë flakën produkteve serbe

Pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për vendosjen e taksës doganore 100% për produktet serbe, sot në formë bojkoti në qendër të Deçanit janë djegur disa produkte me origjinë nga Serbia.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, i cili ka postuar disa video dhe fotografi në llogarinë e tij Facebook.

“Nga Qyteti i Deçanit ju bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bojkotojnë të gjitha produktet me origjinë Serbe. Të gjithë në përkrahje të vendimit të Qeverisë Haradinaj”, ka shkruar ai.

Ndryshe edhe në qytetin e Kaçanikut janë djegur mallëra me prejardhje nga Serbia, teksa gjatë ditës së sotme në Komunën e Gjakovës janë bërë 16 Inspektime me qëllim të largimit të produkteve të cilat në etiketën apo deklaracionin e tyre kanë përmbajtjen:
Importues/Distributor/Përfaqesues/Prodhues apo dhe ndryshe “Kosovo i Metohija”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovo Rezuluta 1244”, si dhe në ato produkte në të cilat përdoren vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat