Edhe Skënderaj heq nga tregu prodhimet “Kosovë e Metohi”

Kosova

Edhe Skënderaj heq nga tregu prodhimet “Kosovë e Metohi”

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Edhe Skënderaj heq nga tregu prodhimet “Kosovë e Metohi”

Kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari ka urdhëruar inspektorët komunalë që të largojnë nga tregu produktet me mbishkrimin “Kosoë e Metohi”.

Po ashtu Jashari ka thënë se do të hiqen edhe lodrat e fëmijëve për të cilat është konstatuar se kanë përmbajtje të rrezikshme për shëndetin.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Përpara çdo gjëje, shëndeti i qytetarëve, veçanarisht fëmijëve, është në interesin tonë që si institucione komunale t'i ndërmarrim të gjitha veprimet e domosdoshme, ta mbrojmë me çdo mënyrë.

Për këtë qëllim, u kam dhënë mbështetje të plotë inspektorëve komunalë që të largojnë nga tregu lodrat e fëmijëve në të cilat është konstatuar përmbajtje e rrezikshme për shëndetin.

Edhe produkteve që përbuzin shtetin tonë, me mbrishkrime të gërditshme "Kosovë e Metohijë", po u tregohet vendi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat