Gërxhaliu shpjegon pse e lëvdoi Vuçiq pas taksës që Kosova i vendosi Serbisë

Kosova

Gërxhaliu shpjegon pse e lëvdoi Vuçiq pas taksës që Kosova i vendosi Serbisë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 21:29
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se emri i tij u përmend nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak se ai ishte pro partneritetit rajonal.

Autoritetet në Serbi janë ngritur në këmbë dhe nuk po pajtohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe që hyjnë në vendin tonë.

Madje, mbrëmë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë Kosovës, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i OEK’ut.

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq.

Gërxhaliu ka thënë se “sa kam qenë kryetar, e kemi pasur një qasje të avancimit të partneritetit rajonal”.

“Me Odën e Serbisë i kemi adresuar të gjitha problemet”, është shprehur ai.

Gërxhaliu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë i ka ngjasuar me "platformë zgjedhore".

Ai ka parashikuar se taksa ndaj Serbisë "do ta rrënojë qytetarin e Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat