Nuk ndalet shiu, ky është parashikimi i motit për ditët në vijim - Bota Sot
Nuk ndalet shiu, ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Kosova

Nuk ndalet shiu, ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:35
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin tonë do të mbeten stabile duke krijuar mot të vranët dhe me intervale me diell.

“Në orët e hershme të ditës në shumë zona të ulëta parashihet të krijohet mjegulla si rezultat i radiacionit dhe amplitudave termike. Nuk parashihen reshje gjatë gjithë ditës së premte. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IHMK bën të ditur se java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, me reshje shiu, me pak intervale me diell por që në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha, përjashtuar temperaturat minimale ku mund të zbresin rreth zeros.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...