Malishevë, tregtarët të gatshëm për largimin e mallrave serbe

Kosova

Malishevë, tregtarët të gatshëm për largimin e mallrave serbe

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:22
Ilustrim

?Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për largimin e mallrave të cilat e kanë mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a-UNMIK” apo “Kosovo/a-rezoluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka urdhëruar inspektorati komunal, që t’i largojë të gjitha këto produkte nga tregu në territorin e kësaj komune.

Pas urdhëresës së kryetarit të komunës, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, me inspektorët komunal, nga dita e djeshme, janë në aksion për informimin e tregtarëve për largimin e këtyre mallrave nga tregu.

Kastrati ka thënë se në vazhdimësi do të inspektohen të gjitha marketet, dyqanet dhe pikat tjera të shitjes, deri në largimin e tërësishëm të mallrave të cilat shkelin ligjet e Republikës së Kosovës.

Sipas drejtorit Kastrati, tregtarët malishevas e kanë mirëpritur këtë vendim dhe janë të gatshëm, që pavarësisht kostos, t’i largojnë mallrat e tilla, që kryesisht janë me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat