Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ndaj ministrit shqiptar

Kosova

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ndaj ministrit shqiptar

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Klubi i Prodhueseve të Kosovës përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklarimit të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, në lidhje me taksën prej 100% që Qeveria e Kosovës ka vënë ndaj mallrave serbe.

Ahmetaj nuk e ka përkrahur këtë vendim, dhe e ka quajtur si të pashëndetshëm për të dy ekonomitë.

“Klubi i Prodhuesve shpreson se kjo është vetëm një gafë personale e Ahmetajt dhe nuk shpreh qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat