14 muaj burgim për rrëmbimin e një femre në Klinë në 2016-ën

Kosova

14 muaj burgim për rrëmbimin e një femre në Klinë në 2016-ën

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallut aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.A dhe B.M lidhur me rastin e rrëmbimit të një femre më 2016-ën në fshatin Zajm të Klinës.

Të pandehurin E.A, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8  muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Kurse, të pandehurin tjetër me inicialet B.M gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6  muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak ndërsa, pjesën e mbetur të dënimit do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, e dëmtuara është udhëzuar në kontest të rregullt civil edhe pse e njëjta në shqyrtim gjyqësor është deklaruar se nuk kërkon kompensim material.

Të pandehurit janë shpall fajtor për shkak se:

“Me datë 14.14.2016, rreth orës 20:40 min, në fshatin Zajm, Komuna Klinë, në lokalet e “Nora Market”-it, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, kanë marrë personin tjetër me qëllim që ta detyrojnë të duroj diçka, në atë mënyrë që të pandehurit marrin një veturë, shkojnë para lokalit në fjalë dhe kur e dëmtuara del nga lokali, i pandehuri E.A i afrohet dhe duke e kërcënuar i kërkon që të hyjë me të në veturë dhe kur ajo nuk pranon e merr me forcë e futë në ulëset e pasme të automjetit dhe e nis veturën, kur e njëjta tenton t’i ndalojë për të zbritur, dy të pandehurit e godasin me grushta dhe shuplaka. Pasi policia ishte njoftuar nga një dëshmitarë, i vihen në ndjekje veturës dhe arrin t’i ndalojnë të njëjtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat