Haradinaj kërkon që të hetohet KEDS’i për mungesë të rrymës - Bota Sot
Haradinaj kërkon që të hetohet KEDS’i për mungesë të rrymës

Kosova

Haradinaj kërkon që të hetohet KEDS’i për mungesë të rrymës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:34
Ilustrim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar që të ngritët një komision hetimor ndaj KEDS-it lidhur me mungesën e energjisë elektrike në gjithë territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se rreth 80% e Kosovës është pa energji elektrike dhe për këtë çështje nuk është duke dhënë askush llogari. Ai kërkon që rasti i KEDS-it të ketë vëmendjen e veçantë ashtu sikurse me PTK-në.

“Është e vërtetë që çdo komision parlamentar nuk ka asgjë të keqe, por meqenëse jemi rreth gjendjes së kaluar në PTK unë kisha dashtë që edhe në këtë seancë apo edhe në të ardhmen me e krijuar një komision hetimor për KEDS-in e cila pothuajse 80% të Kosovës e ka lënë pa energji pa i dhënë llogari askujt”, ka deklaruar Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se të gjithë po i largohen përgjegjësisë për mungesën e energjisë elektrike, ndërsa sipas tij edhe implementimi i kontratës nga KEDS nuk është as për së afërmi.

“ KEK-u thotë nuk kemi obligime, KEDS-i në punime bëjmë ashtu, ndërsa implementimin e kontratës nuk e kanë as për së afërmi.  Shpresoj që kolegët kanë me e trajtuar edhe këtë temë sikurse PTK-në sepse është  e patolerueshme që në këtë kohë kaq të ftohët e ne lexojmë nëpër media se shumica e zonave në Kosovë nuk kanë energji. Duhet edhe ne si parlament ta kryejmë detyrën tonë dhe ta shohim se ku është problemi dhe pse nuk furnizohet me energji elektrike qytetari i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kujtojmë që javën e fundit shumë pjesë të Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa askush rreth kësaj situate nuk ka marrë përgjegjësin, pavarësisht se furnizimi me energji elektrike 24 orë është obligative.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...