Pas koncertit në Romë, Ramë Lahaj: Shpresoj që Vatikani do ta mendojë njohjen e Kosovës

Kosova

Pas koncertit në Romë, Ramë Lahaj: Shpresoj që Vatikani do ta mendojë njohjen e Kosovës

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:52
Ramë Lahaj dhe Papa Françesku

Javën e kaluar u mbajt një koncert madhështor në Romë.

Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mulaj, e shumë artistë të tjerë ishin të pranishëm në këtë koncert.

Pas përfundimit të tij, tenori Ramë Lahaj ka ndarë një fotografi nga takimi me Papa Françeskun si dhe shkroi disa fjalë për privilegjin i të qenit pjesë në eventin që u organizua me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Postimi i Lahajt:

“Ishte privilegj që vjen rrallë në jetë. Kënaqësi të takoja Papa Françeskun (@franciscus) me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë të madh, Skënderbeut!
Atë ditë në audiencë ishin figurat dhe ambasadorët më të ndritur të kombit që emrin e shqiptarëve e kanë lartësuar në piedestal dhe shpresoj që kjo Vatikanin do ta bëjë ta mendojë seriozisht njohjen e shtetit të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat