Vdes një vajzë në Podujevë pas trajtimit të pandërgjegjshëm shëndetësor

Kosova

Vdes një vajzë në Podujevë pas trajtimit të pandërgjegjshëm shëndetësor

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë nga Podujeva ka ndërruar jetë gjatës ditës së djeshme.

Sipas PK-së, viktima ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK pas tretmanit mjekësor në QKMF-në në Podujevë.

Policia e ka konsideruar si trajtim i pa ndërgjegjshëm shëndetësor.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se e kishte dërguar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe pas tretmanit mjekësor, ishte nisur në drejtim të QKUK-së, mirëpo gjatë rrugës vajza e tij kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat