Ndryshojnë temperaturat nesër në Kosovë

Kosova

Ndryshojnë temperaturat nesër në Kosovë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 22:19
Ilustrim

Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë por me tendencë të zbritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat