Aksident me tre të lënduar në Burojë të Skënderajt

Kosova

Aksident me tre të lënduar në Burojë të Skënderajt

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 23:21
Foto Ilustruese

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Burojë të Skenderajt.

Sipas një qytetari i cili ka raportuar në kallxo.com në aksident janë të përfshira një traktor dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 17:00,  në fshatin Burojë, ndërmjet një traktori e një veture, si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat