16 ditë kundër dhunës në baza gjinore

Kosova

16 ditë kundër dhunës në baza gjinore

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Sot në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, nisë fushata 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. Fushata globale zgjatë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Mbi 100 aktivitete do të organizohen anembanë Kosovës. Sot do të bëhet ndriçimi i hapësirave publike" në parkun e qytetit të Prishtinës  nga zyra e UN Ëomen Kosovo dhe UN-Habitat

Pas auditimit të sigurisë dhe dizajnimit të konceptit të kryer për zonën e parkut të qytetit dhe lagjeve përreth, UN Ëomen Kosovo dhe UN-Habitat organizojnë këtë ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin mbi dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin nga perspektiva hapësinore.

Bazuar në auditimet e kryera më parë, përfshirë auditorët e ndryshëm, rruga në parkun e qytetit rezultoi si njëra nga vendet më të pasigurta në Prishtinë. Kjo ngjarje thekson rëndësinë e dizajnimit urban me ndjeshmëri gjinore për krijimin e një qyteti të sigurt, të arritshëm dhe të kënaqshëm për të gjithë, në veçanti për gratë dhe vajzat, në çdo kohë.

Rruga e parkut do të ndriçohet në ngjyrë portokalli, ngjyra zyrtare e fushatës globale 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, kështu duke thirrur simbolikisht për një hapësirë më të sigurtë publike.

Ndërsa, në Kino Armata, do të mbahet premiera e dokumentarit “Jo prona jote” nga Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore.

Në linjë me temën e fushatës së sivjetme “Më Dëgjo edhe Mua”, filmi ngërthen histori nga të mbijetuarat e dhunës në familje nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe përkushtimin e tyre për t’u ballafaquar me çështje ekonomike e ligjore si ndryshimbërëse frymëzuese.

Duke shtjelluar lidhjen në mes dhunës dhe të drejtave pronësore, filmi fokusohet në atë se si normat zakonore ndikojnë në pronësinë e grave dhe në ndjeshmërinë e tyre ndaj dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat