Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Malishevë, me një mesazh urimi për festat e nëntorit!

Kosova

Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Malishevë, me një mesazh urimi për festat e nëntorit!

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:29
Prof. Rashit Sahiti

Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj, me synim krijimin e shtetit shqiptarë në trojet etnike shqiptare. Pikërisht, falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare.

Sot, në këto ditë të mëdha për kombin duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Sfidat e kombit shqiptarë sot janë po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull më parë, kërkohet angazhimi i të gjitha kapaciteteve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetoret e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë.

Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të kryesisë së Ldk Fshati Malishevë Gjilan dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj ditën e flamurit, ditën e UÇK-së dhe datëlindjen e komandantit legjendar Ademit Jashari. 

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!

Me konsideratë:

Kryetari i Këshillit të fshatit Malishevë,

Prof. Rashit Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat