9 të lënduar në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Kosova

9 të lënduar në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Foto

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Skenderaj.

Policia Rajonale e Mitrovicës e ka konfirmuar këtë aksident.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahitit, aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

“Ndërsa të lënduar janë 9 persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj dhe më pas janë liruar”, ka thënë Avni Zahiti për KALLXO.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat