Moti për javën e ardhshme, në viset malore borë

Kosova

Moti për javën e ardhshme, në viset malore borë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Fushat me presion të ulët që kanë përfshirë vendin tonë orëve të fundit, do të vazhdojnë të mbeten të pranishme deri ditën e mërkurë, duke krijuar kushte për mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu deri sa në viset malore do të ketë mundësi edhe për reshje bore.

Të mërkurën reshjet e borës vende-vende mund të arrijnë edhe në viset e ulëta.

Sa i përket fushave termike, dita e hënë mbetet me temperaturat më të larta, kurse në ditët tjera, grafiku i fushave termike do të shënojë rënie duke regjistruar edhe vlera negative, sidomos të enjten dhe të premten.

Temperaturat minimale parashihen të bien deri në -5 gradë, ndërsa maksimalet e ditës deri 12 gradë (të hënën).

Të hënën do të ketë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mbi 16m/s, kurse ditët tjera, era do ta ndërrojë kahun në drejtim të verilindjes me shpejtësi deri 6m/s.

Shtypja atmosferike nga mesi i javës do të shënojë rritje të ndjeshme duke mundësuar që ato masa anticiklonike të bllokohen për 4-5 ditë duke bërë që vlerat e ndotjes të shënojnë rritje, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat