Ndryshojnë temperaturat, rikthehet bora në vendin tonë

Kosova

Ndryshojnë temperaturat, rikthehet bora në vendin tonë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 07:25
Foto

Instituti Hirdometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të ketë ulje të temperaturave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fushat me presion të ulët që kanë përfshirë vendin tonë orëve të fundit, do të vazhdojnë të mbeten prezente deri ditën e mërkurë, duke krijuar kushte për mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu deri sa në viset malore do të ketë mundësi edhe për reshje bore, 

Të mërkurën reshjet e borës vende-vende mund të arrijnë edhe në viset e ulëta.

Sa i përket fushave termike, dita e hënë mbetet me temperaturat më të larta, kurse në ditët tjera, grafiku i fushave termike do të shënoj rënje duke regjistruar edhe vlera negative, sidomos të enjten dhe të premten.

Temperaturat minimale parashihen të bijnë deri në -5 gradë, ndërsa maksimalet e ditës deri 12 gradë (të hënën).

Të hënën do të ketë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mbi 16m/s, kurse ditët tjera, era do ta ndërroj kahun në drejtim të verilindjes me shpejtësi deri 6m/s.

Shtypja atmosferike nga mesi i javës do të shënoj rritje të ndjeshme duke mundësuar që ato masa anticiklonike të bllokohen për 4-5 ditë duke bërë që vlerat e ndotjes të shënojnë rritje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat