KMDLNJ: KEDS- i luan lojën, qytetarët paguajmë çmimin

Kosova

KMDLNJ: KEDS- i luan lojën, qytetarët paguajmë çmimin

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:46
KMDLNJ

KMDLNJ ka reaguar ndaj reduktimeve me energji elektrike nga ana e KEDS-it, duke thënë se me këto veprime po bëhet shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë për media thuhet se ZRRE duhet të mbrojë interesin e konsumatorit dhe jo që qytetarët të detyrohen të paguajnë faturat e fryra për rrymën e pashpenzuar, të cilën e kanë shpenzuar serbët e që nuk e paguajnë.

KMDLNJ përkujton se Qeveria e Kosovës me një vendim  të saj pas raportit të Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-së mori vendim të ndërpritet pagesa e energjisë elektrike që shqiptarët e bënin për serbët, por nuk ndërmori asnjë veprim për ta detyruar KEDS-in dhe ZRRE-në të kompensojë në mënyrë retroaktive konsumatorët e plaçkitur të cilët, ndonëse pagues të rregullt, pamëshirshëm dëmtohen sot e kësaj dite.

Edhe më parë KMDLNJ ka rekomanduar që qytetarët - konsumatorët të mos paguajnë për rrymën e pashpenzuar, kurse të jenë të përpiktë në shlyerjen e borxheve për rrymën që e shpenzojnë.

“Gjithashtu, për realizimin e të drejtave të kompenzimit për dëmet e shkaktuara, qoftë për fryerje të faturave, dëmeve në ekonomitë familjare dhe biznes duhet t’i drejtohen gjykatës përkatëse e cila duhet t’i shqyrtojë me prioritet këto kërkesa për zhdëmtim e jo që këto raste të zvarriten një kohë të gjatë”, thuhet më tej në reagim.

KMDLNJ konsideron se protestat paqësore janë mjet i lejuar demokratik për sensibilizimin e opinionit, komisioneve parlamentare, qeverisë që të jenë më efikas për të mbrojtur interesin e qytetarit – konsumatorit ndaj arbitraritetit, papërgjegjësisë dhe arrogancës së KEDS – it dhe ZRRE , që janë shndërruar në ankth për qytetarë.

“Me këto veprime të KEDS-it, ZRRE-së ndaj qytearit – konsumatorit po bëhen shkelje flagrante të drejtave të njeriut e që po mbesin të  pa adresuara shkaku se nuk po gjejnë përgjigje të merituar dhe mbrojtje nga këto shkelje”, përfundon reagimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat