Në Ditën e Shkollës në Llaushë, kujtohet mësuesi Halit Geci

Kosova

Në Ditën e Shkollës në Llaushë, kujtohet mësuesi Halit Geci

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Në Ditën e Shkollës në Llaushë, kujtohet mësuesi Halit Geci?

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, ka marrë pjesë në organizimin e Ditës së Shkollës në Llaushë, që mban me krenari emrin e mësuesit Halit Geci.

Kryetari Jashari, ka thënë se kaluan më shumë se dy dekada nga vrasja e tij, e do të kalojnë edhe shekuj, por mësuesi Halit Geci do të mbetet gjithmonë në mendjet tona, në kujtesën heroike, për veprën e tij të palodhshme që, nën terrorin e asaj kohe, të edukonte nxënësit e tij.

Ngjarja e 21 viteve më parë, të aksionit të ndërmarrë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndaj makinerisë vrastare serbe të asaj kohe,  dhe vrasja e mësuesit Halit janë të freskëta në kujtesën tonë kolektive, ka thënë kryetari i Skenderajt, Jashari, duke shtuar se varrimi i mësuesit i bujshëm, pasi do të shënonte në histori momentin e daljes për herë të parë në publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, në Shkollën Fillore “Halit Geci” në Llaushë, në praninë e nxënësve, prindërve, kolektivit të shkollës, ish komandantit të Brigadës 112 të UÇK-së, Jetullah Geci, e gjeneralit të FSK-së, Xhevahir Geci, duke shënuar ditën e shkollës, kemi kujtuar edhe mësuesin e urtë Halit Geci.

Do të punojmë se bashku më shumë për një arsim më të mirë, më cilësor, që nxënësve t’u krijojmë kushte të përshtatshme të mësimit, në mënyrë që pasi të jenë arsimuar, t’i shërbejnë vendit tonë të dashur.

Bekuar qoftë emri yt, mësues Halit!”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat