Haradinaj: Prekazi është vendi ku i bashkon të gjithë shqiptarët - Bota Sot
Haradinaj: Prekazi është vendi ku i bashkon të gjithë shqiptarët

Kosova

Haradinaj: Prekazi është vendi ku i bashkon të gjithë shqiptarët

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 17:27
Haradinaj: Prekazi është vendi ku i bashkon të? gjithë shqiptarët

"Nderi dhe lavdia është për të rënët për liri, por edhe ne do të rrugëtojmë në rrugën e tyre", kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, në Prekaz, në vigjilje të festave të nëntorit, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministrat nga dyja qeveritë.

Fillimisht kryeministri Haradinaj dhe Rama kanë vizituar kullën e Jasharajve, ku janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

Pas vizitës në Kullë, Haradinaj dhe Rama, të shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari kanë vënë kurora me lule te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi se Prekazi është vendi ku i bashkon gjithë shqiptarët, duke thënë se ka nderin që bashkë me kabinetin e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama të bëjnë homazhe në Prekaz.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama falënderoi për mikpritjen dhe mundësinë që të nderojnë historinë e lavdishme të kësaj familje, kësaj toke.

“Nuk ka vend më të përshtatshëm për t’i uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e flamurit kuq e zi, flamurit me shqiponjën dy krenare që është simboli që duhet të na inspirojë çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar në Evropën e Bashkuar”, tha kryeministri Rama.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se dita e flamurit është shpresë, perspektivë, bashkim dhe ecje përpara në realitetin në të cilin jemi.

Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, falënderoi të dy kabinetet qeveritare për vizitë, duke uruar festat e nëntorit. “Uroj që gjithmonë të jemi bashkë ashtu sikur jemi sot këtu”, tha Rifat Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...