Videoja për vërshime, AGK: Të ndalen kërcënimet ndaj burimeve të gazetarëve

Kosova

Videoja për vërshime, AGK: Të ndalen kërcënimet ndaj burimeve të gazetarëve

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka marrë me shqetësim njoftimin se drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu, ka kërkuar zbulimin dhe dënimin e personit që ka bashkëpunuar me mediat, pas publikimit të videos së vërshimeve ku faktohen kushtet e këqija të mbajtjes dhe ruajtjes së barnave në Barnatoren Qendrore në QKUK.

Ky fakt, sipas AGK-së, paraqet censurë dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe ndikon drejtpërdrejt në punën e mediave, duke shkaktuar kështu pengesa në marrjen e informacioneve, në kohën kur institucionet çdo ditë e më shumë po vazhdojnë të mbyllen për publikun.

Një gjë e tillë, thuhet më tej në reagim, bie në kundërshtim edhe me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ligj ky, i cili, sapo është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe pritet që brenda tetë ditëve të hyjë në fuqi. 

AGK mbështet fuqishëm punën profesionale të të gjitha institucioneve dhe beson në  parimet bazë të profesionit, po ashtu angazhohet që të siguroj ambient të favorshëm dhe të sigurt për gazetarët në ushtrimin e punës profesionale. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se ky shqetësim do të kuptohet qartë dhe drejtë nga të gjithë palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat