Matoshi kërkon përkrahje nga USAID-i për projektet mjedisore

Kosova

Matoshi kërkon përkrahje nga USAID-i për projektet mjedisore

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 09:42
Fatmir Matoshi dhe Lisa Magno

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim njoftues drejtoren e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën biseduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Sipas kumtesës për media, Ministri  Matoshi pasi ka falënderuar popullin amerikan dhe USAID për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, e në veçanti ministrisë së mjedisit në fushën e kadastrat dhe planifikimit hapësinor, ka prezantuar sfidat me të cilat po ballafaqohemi si shtet në fushën  e mjedisit, duke u nisur nga mungesa e trajtimit te ujërave të zeza, ndotjen e ajrit, mungesën e rezervave ujore etj.

Matoshi ka folur po ashtu për veprimet që ministria që ai drejton është duke i ndërmarrë në përmirësimin e gjendjes se mjedisit në vend.

“Si ministri jemi duke u angazhuar së bashku me donatorët për ndërtimin e rezervave ujore, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, ka hyrë në fuqi udhëzimi për gjoba mandatorë për atë që hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara, po ashtu jemi duke vazhduar me fushatën për pastrimin e Kosovës, ku deri me tani janë larguar mbi 500 deponi ilegale të mbeturinave etj, deklaroi ministri Matoshi.

Ministri Matoshi ka thënë se ka dy prioritete kryesore në udhëheqje të kësaj ministrie: Trajtimi i ujërave të zeza dhe ndërtimi ujëmbledhësve në vend, pasi që sipas tij vendi ynë ka probleme sa i përket rezervave ujore.

Nga ana tjetër drejtorja e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno ka uruar ministrin për marrjen e detyrës dhe i ka ofruar përkrahjen e saj dhe të USAID-it në projekte mjedisore.

“USAID është duke punuar në zhvillimin e strategjisë së ardhshme për Kosovën dhe kjo agjenci është e hapur për të biseduar në lidhje me sfidat që Ministria për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ballafaqohet,’’ theksoi nder të tjerash drejtorja Magno.

Në fund ministri Matoshi ka kërkuar nga USAID përkrahje për anëtarësimin e ministrisë se mjedisit në fondet globale në mënyrë që Kosova të mund të merr përkrahje financiare për projekte mjedisorë nga këto fonde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat