Kazerma “Adem Jashari” me shumë vizitorë

Kosova

Kazerma “Adem Jashari” me shumë vizitorë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:16
FSK

(E plotësuar) - Mysafirë të shumtë pati gjatë ditës së sotme kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë. E kjo për nder të “Ditës së Forcës”. Në këtë organizim të Forcës të Sigurisë të Kosovës, kishin ardhur edhe shumë nxënës të shkollave të ndryshme të Republikës të Kosovës e edhe qytetarë të tjerë të cilët në nderim të kësaj dite, kishin ardhur për të shuar edhe kureshtjen e tyre duke u njohur prej afër me pjesëtarët e FSK-sw dhe pajisjet që përdorin ata.

Kështu Alban Alshiqi kishte ardhur ardhur për të parë nga afër se si është një ditë në kazermën “Adem Jashari”.

Ai tha se Forcën e Sigurisë të Kosovës e sheh si institucionin më të besueshëm për sigurinë e vendit.

Alshiqi: Shndërrimi i FSK në ushti, siguri për vendin

“Forcat e Sigurisë të Kosovës të shndërrohen në ushtri, do t’i mbrojë të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Dhe, e siguron atë nga të armiqtë”, tha ai.

Nga Suhareka, në kazermë kishte ardhur edhe nëna Hedije Fetiu me bashkëshortin e saj Ymerin, për të shënuar këtë ditë e parë nga afër djalin e tyre që është pjesëtar i forcave të Sigurisë të Kosovës.

Fetiu: Çdo vit vijmë për të shënuar “Ditën e Forcës”

“Vijmë për çdo vjet. Edhe sivjet kemi ardhë. Është një ditë shumë e rëndësishme për neve, për mbarë Kosovën... 14:04 Kemi ardhur edhe një mbështetje me ia dhënë djalit. Djalin e vogël e kemi në Akademi ushtarake të Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërsa Ymer Fetiu, i cili e ka edhe djalin aty, mezi pret që FSK-ja të shndërrohet në ushtri.

Fetiu: Kemi pritë gjatë për këtë ditë, le të bëhet sa më parë ushtria

“Neve kemi ardhur sot për ditë të FSK-s, sepse është një ditë e veçantë. Kemi pritur gjatë për këtë ditë. Dashtë Zoti, bëhet edhe ushtri siç ka filluar... Kemi shpresë se do të bëhet ushtri. Dëshira jonë është shumë e flaktë, që jetë një ushtri, që të bëhemi dikushi”

Në anën tjetër, krahas entuziazmit, pati edhe qytetarë që nuk mundën të fshehin brengën e tyre në rast se shndërrimi i FSK-së në ushtri vonohet.

Kështu, Durak Gashi nga Malisheva thotë se qytetarët e Kosovës dhe vet FSK-ja e kanë merituar kaherë ushtrinë.

Gashi: Nuk e di se a është e vërtetë se po shndërrohet

“Kjo ka rëndësi shumë të madhe. Por, nuk e di se a është e vërtetë se po shndërrohet. Sepse në media herë po e shoh se do të shndërrohet me të 28-in e herë në dhjetor. Ku don Zoti e bëhet. Sa më shpejt, aq më mirë. Ne e presim me padurim, sepse e meriton një forcë e tillë. Populli jonë e meriton ta ketë një ushtri taman siç i duhet”, u shpreh ai.

E Donart Krasniqi, nxënës i shkollës së mesme, pret me padurim që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Ndërsa thotë se në kazermën “Adem Jashari” kishte ardhur nga kurreshtja. 

Krasniqi: Kam ardhur me pa qysh është një ditë në ushtri

“(Kam ardhur) Për me shiku qysh janë të gjitha rregullat në ushtri, qysh janë të formum ushria, çfarë mjete përdorin, të gjitha këto”, tha ai.

Ndërsa Diamantina Rexha nxënëse e shkollës “Gjin Gazulli” tregon për rëndësinë që ka shndërrimi i FSK-s në ushtri.

Rexha: FSK-ja është institucioni më i rëndësishëm i sigurisë për ne

“(FSK) Është shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe na siguron për të ardhmen tonë”, u shpreh ajo.

Ndërsa i kënaqur me numrin e madh të vizitorëve u tregua komandanti i Forcave Tokësore,Enver Cikaqi, i cili tha se FSK ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Cikaqi: Është kënaqësi të kesh në kazermë qytetarët e vendit tonë

“Sot është kënaqësi me i pas në Ditën e Forcës, jo vetëm komandës tokësore, por në të gjitha kazermat e FSK-s, qytetarët e vendit tonë, të cilët kanë mundësi me e pa për së afërmi zhvillimin tonë dhe të arriturat tona”, tha Cikaqi.

Ndryshe, gjatë shënimit të “Ditës së Forcës”, vizitorët e kazermës “Adem Jashari” patën rastin të takohen nga afër me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të shohin dhe të prekin autoblindat, duke u gjendur për disa çaste edhe brenda tyre.

Të vegjlit mbanin flamujt me stemën e FSK-së, ndërsa në veshjen e tyre dominonin ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi./N.Jakupi/ 

Ministri Berisha: FSK-ja shndërrohet në ushtri në dhjetor

Në Ditën e Forcës, vlerësohet se Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) shumë shpejt do të shndërrohet në ushtri.

E ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka shprehur bindjen e tij të plotë se kjo do të ndodhë në dhjetor.

Me rastin e manifestimit "Dita e Forcës", e cila po mbahet në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, Berisha ka thënë se është kënaqësi të prezantosh kapacitetet që FSK-ja i ka në mandatin e saj aktual, kapacitete këto që sipas tij, pritet të shtohen në mandatin e ri.

Tutje, ai bëri të ditur se FSK-ja është duke u përgatitur  për transformim, teksa u shpreh i kënaqur me të arriturat e deritashme të Forcës së Sigurisë.

Berisha: Dhjetori do të jetë muaji i shndërrimit të FSK-s në ushtri

“Është një vit ku FSK ka pasur progres të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve aktuale, po ashtu edhe avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe me partnerët strategjik. Të gjitha këto janë në kuadër të përgatitjes për transformimin ose për një mandat të ri të FSK-s... 21:26 Ashtu siç edhe kemi deklaruar, leximi i parë i tre projektligjeve ka përfunduar, është një procedurë e rregullt parlamentare dhe shpresojmë që muaji dhjetor do të jetë muaji i miratimit të tre ligjeve dhe do të jetë muaji kur do të shndërrohet FSK-ja, ose më mirë të themi muaji kur do të fillojë tranzicioni”, u shpreh ai.     

Sa i përket planit të tranzicionit, Berisha u shpreh se për FSK-në është valid plani 10 vjeçar i FSK-së, derisa tregoi edhe buxhetin që paraparë të ndahet për këtë periudhë.

Berisha: Gjatë tranzicionit, çdo vit nga 5 milionë euro shtesë për FSK-në

 “Sipas rekomandimit të rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, janë të paraparë pas vendimit për tranzicion, çdo vit nga 5 milionë euro shtesë që t’i ketë Forca Sigurisë. Do të thotë buxheti është i paraparë për planin 10 vjeçar”, theksoi ministri Berisha.

Ndërsa komandanti i Forcave Tokësore, Enver Cikaqi, u shpreh se FSK ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Cikaqi: Jemi të gatshëm të marrim detyra dhe përgjegjësi të reja

“Sot është kënaqësi me i pas në Ditën e Forcës, jo vetëm komandës tokësore, por në të gjitha kazermat e FSK-s, qytetarët e vendit tonë, të cilët kanë mundësi me e pa për së afërmi zhvillimin tonë dhe të arriturat tona. 25:09 Ne si FSK e kemi një plan të zhvillimit dhe të transforimimit për 10 vjetëshin e ardhshëm. Konsideroj se FSK ka krijuar kapacitete të veta në këtë mandat, por të gatshme edhe për mandatin e ardhshëm. Dhe me plot bindje them se ne jemi të gatshëm të marrim detyra dhe përgjegjësi të reja edhe mandatin e ardhshëm”, tha Cikaqi.

Ndryshe, qytetarë e nxënës të shumtë kanë pasur mundësi qëgjatë ditës së sotme të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka shprehur bindjen e tij të plotë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri do të ndodhë në dhjetor.

Kështu tha Berisha  sot me rastin e manifestimit "Dita e Forcës", e cila po mbahet në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.

Sipas tij transformimi  i FSK-së do të zgjasë 10 vjet.

"Sot është ditë e hapur për qytetarët dhe ne i prezantojmë kapacitetet tona. Njëkohësisht e kemi 10 vjetorin e FSK-së dhe shpresoj që vitin tjetër të prezantojmë edhe kapacitete tjera. Ne jemi duke ui përgatitur  për transformim. Ashtu siç kemi deklaruar ne shpresojmë që në muajin dhjetor do te jetë muaji i tranzicionit. Presim të përfundojnë projektligjet nga komisionet", tha  Berisha.

Komandanti i Forcave Tokësore, Enver Cikaqi, u shpreh se FSK ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndryshe, qytetarë të shumë kanë pasur mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.

***

Aktivitetet fillojnë nga ora 10:00 deri në 13:00, në të gjitha kazermat e FSK-së. Aktiviteti kryesor do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në “Ditën e Forcës”, FSK-ja mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat e saj, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat