Një i dyshuar për vjedhje në Deçan, Policia kërkon ndihmën e mediave dhe qytetarëve

Kosova

Një i dyshuar për vjedhje në Deçan, Policia kërkon ndihmën e mediave dhe qytetarëve

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove të personit të dyshuar

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve pranë stacionit policor-Deçan, në disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018, janë siguruar disa foto të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e  vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhet në një komunikatë për media.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotografitë e mëposhtme  të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat