MPJ: Duam që Kosova të bëhet edhe ofrues i sigurisë rajonale dhe globale

Kosova

MPJ: Duam që Kosova të bëhet edhe ofrues i sigurisë rajonale dhe globale

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:45
Në konferencën ndërkombëtare “Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Juglindore

Kosova është e interesuar që sa më shpejt të bëhet pjesë e Parlamentit për Paqe dhe të zyrtarizojë marrëdhëniet kontraktuale me NATO-n.

Zëvendësministri i MPJ-së, Anton Berisha ka thënë se ky do të ishte një sinjal i fuqishëm politik në konditat e përgjithshme të sigurisë dhe të stabilitetit në Evropën Juglindore.

Në konferencën ndërkombëtare “Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Juglindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”,  organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme u tha se Kosova është një shtet i hapur dhe aktiv në proceset e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit, duke përfshirë pjesëmarrjen aktive në organizata rajonale, me gjithë pengesat politike me të cilat po përballet në këtë drejtim.

Berisha tha se Kosova po vazhdon kapacitetet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes evoluimit të mandatit të FSK-së. 

Berisha: Kosova do të jetë edhe ofrues i sigurisë rajonale dhe globale

“Tranzicioni i i FSK-së është një kapitull i ri për Kosovën, por që do të thelloj partneritetin me NATO-n edhe më tutje. Dhe se, ky tranzicion dëshmon pjekurinë dhe gatishmërinë për të marr përgjegjësi më shumë së bashku. Duam që Republika e Kosovës të mos jetë vetëm konsumuese e sigurisë, por edhe të bëhet ofrues i sigurisë rajonale dhe globale. Duam që edhe në të kontribuojmë në ekspertizën tonë në NATO dhe në misionet ndërkombëtare të NATO-s. Prania e KFOR-it, është e domosdoshme, por fillimi i negociatave për anëtarësim në NATO është jetik për Kosovën”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, presidenti i Asociacionit të Traktatit të Atlantikut, Fabricion Luciolli ka thënë se është me rëndësi të diskutohet për të gjitha elementet e FSK-së, e cila është në partneritet me NATO-n. Luciolli ka shtuar se si asociacion do ta monitorojnë gjendjen e FSK-së dhe sigurisë në Kosovë.

Mirëpo, si tha se imazhi i keq për korrupsion në sektorin e drejtësisë duhet të përmirësohet.

Luciolli: Duhet të përmirësohet imazhi i keq në sektorin e drejtësisë

“Anketat e fundit që kanë të bëjnë me popullatën këtu në këtë vend dhe nëse i merrni barometrat në Ballkanin Perëndimor, 64 për qind e nuk iu besojnë gjykatave ose prokurorive të tyre dhe 71-75 për qind mendojnë se prokuroria është prekur nga korrupsioni dhe të gjithë duhet të përmirësojmë këtë imazh në këtë fushë dhe për ta implementuar në mënyrë sa më transparente”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka thënë se ushtria e Kosovës do të ndërtohet në partneritet me faktorin ndërkombëtar dhe do të jetë kontribuues i sigurisë për rajonin dhe më gjerë.

Në panel kanë qenë edhe Brian Develin dhe Ljubica Pendaroska nga Maqedonia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat