Vdes avokati Bajram Tmava

Kosova

Vdes avokati Bajram Tmava

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:06
Bajram Tmava

(E plotësuar) - Sot ka vdekur avokati Bajram Tmava.

Familjarët e tij që e kanë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, po ashtu kanë treguar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në vendlindjen e tij, në varrezat e fashatit Mazgit të Komunës së Obiliqit.

Kjo është agjenda e aktiviteteve të parapara nesër për nder të avokatit Tmava:

Mbledhja Komemorative, nën patronatin e Odës së Avokatëve, ora 11:00, në Hotel Sirius, Prishtinë,

Nisja e kortezhit bëhet në orën 14:30 prej xhamisë së varrezave të qytetit të Prishtinës (lagja Arbëri, ish-Dragodan),

Vizitat (e pamja) do të bëhet tre ditë pas datës së varrimit dt. 29-31.11.2018 në lagjen Sofali (përballë shkollës Normale, Prishtinë).  

***

Ka vdekur avokati Bajram Tmava. Lajmin për vdekjen e avokatit e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetet sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në vendlindjen e tij në varrezat e fshatit Mazgit të Komunës së Obiliqit.

Mbledhja komemorative, nën patronatin e Odës së Avokatëve mbahet nesër në orën 11:00 në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat