Nderohen dëshmorët në prga të 28 Nëntorit

Kosova

Nderohen dëshmorët në prga të 28 Nëntorit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Nderohen dëshmorët në prga të 28 Nëntorit

Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, komuna e Malishevës, me një varg aktivitetesh të mbajtura sot, i ka përkujtuar dëshmorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për vendin, ndërsa muaji nëntor, u vlerësua si muaji më i rëndësishëm për shqiptarët, e në veçanti data 28 e nëntorit, në të cilën lidhen ngjarje të shumta në historinë e popullit shqiptar.

Aktivitetet e ditës sotme, kanë filluar me një mbledhje solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës, në të cilën kryetari i komunës Ragip Begaj, foli për rëndësinë e 28 Nëntorit, që nga Skënderbeu, për të vazhduar me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, për vazhduar me datëlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, e deri në daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor të vitit 1997.

Pas mbledhjes solemne, aktivitetet kanë vazhduar me nderime dhe vendosje të luleve pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë, pastaj në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë, për ti përfunduar me nderime dhe homazhe në Prekaz.

Po ashtu në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, janë zhvilluar edhe aktivitete të shumta kulturore dhe sportive në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat