Komuna e Malishevës shpërndanë 80 makina shpërndarëse të plehut

Kosova

Komuna e Malishevës shpërndanë 80 makina shpërndarëse të plehut

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:19
Komuna e Malishevës sot ka shpërndare 80 makina shpërndarëse të plehut

Komuna e Malishevës sot ka shpërndare 80 makina shpërndarëse të plehut, për 80 bujq të kësaj komune.

 “Bujqësia është prioritet i yni si qeverisje komunale dhe jemi duke bërë më të mirën të mundshme, që ti përkrahim bujqit dhe fermerët tanë, me subvencione të ndryshme. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, ne sot po e realizojmë dhe subvencion e gjashtë me radhë për këtë vit në sektorin e bujqësisë”, tha nënkryetari i komunës Hajdin Berisha, gjatë shpërndarjes së makinave për shpërndarjen e plehut.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ka bërë të ditur se ky projekt i subvencionimit për 80 makina shpërndarëse të plehut, ka kushtuar rreth 14 mijë euro dhe është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat