Kërkohet ndalimi me ligj i aborteve në klinika private

Kosova

Kërkohet ndalimi me ligj i aborteve në klinika private

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK çdo javë paraqiten 3-4 kërkesa për aborte në Kosovë. Përkundër kësaj, shteti ynë nuk ka ende të dhëna se sa aborte kryhen. Ndërsa të shumta janë rastet kur gratë dhe vajzat kosovare abortojnë në ambulancat private, të cilat nuk i përmbushin kushtet e parapara me legjislacion. Për këtë u kërkua që të ndalohet me ligj kryerja e abortit në klinika private.

Këto janë të gjeturat që ka prezantuar sot gazetarja Leonora Aliu në raportin “Tregu me abortet”.

Ajo bëri të ditur se gjatë hulumtimit ka gjetur se bëhet një lloj tregtie me abortet, pasi ka mjekë, të cilët punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe iu sugjerojnë pacientëve të shkojnë në ordinanca private.

Kështu, prej 40 mjekëve sa ka kjo klinikë, ajo tha se të gjithë kanë ordinanca private, derisa shtoi se ka hasur në gra dhe vajza që kanë pohuar se u është sugjeruar nga mjeku të shkojnë në ordinancë private.

Krahas kësaj, mbetet shqetësuese qasja mjekëve në Klinikën e Gjinekologjisë, të cilët sipas Aliut, abortin e trajtojnë si vrasje dhe krim. E përkundër heqjes së afishes ku thuhet se aborti është vrasje me duart e nënës, ajo u shpreh se qasja e stafit të klinikës nuk ka ndryshuar.

Aliu: Ambulancat gjinekologjike nuk i plotësojnë kriteret e parapara në legjislacion

“Gjithë këta mjekë kanë ordinanca private dhe prej regjistrit të gjinekologjive që janë në Kosovë, mund të shihni që 90 janë aktuale, 81 prej tyre i gjeni në regjistrin aktual të institucioneve shëndetësore të licencuara. Prej tyre, vetëm 5 janë spitale, që kanë kushte spitalore. Ndërsa të tjerat janë ambulanca gjinekologjike që punojnë vetëm në kushte të një ambulante. Pra, dikush mund të thotë çka ka problem. Çështja është që licencat që kanë për të operuar si institucione shëndetësore që ofrojnë shërbime gjinekologjike, nuk garanton aborte të sigurta në këto ambulanca gjinekologjike, për shkak se ato nuk i plotësojnë kriteret e parapara në legjislacion. Janë katër udhëzime administrative dhe një ndër to e specifikon që ambulanca gjinekologjike apo institucionet shëndetësore që ofron shërbime gjinekologjike duhet me pas parakushte edhe të intervenimit në rast të komplikimit”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo tregoi se si në disa barnatore, kryesisht në periferi të kryeqytetit, ka blerë 53 copë citopek, që është shumë i rrezikshëm nëse jepet pa recetë.

Kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve Shefqet Lulaj, tha se nuk i pëlqen motoja "Tregtia me aborte", teksa tha se në gjetje ka realitet, por pasqyrohet edhe ana e mirë.  Ai pohoi se nuk respektohet periudha paraprake për konsultë paraprake, ndërsa shtoi se kjo është neglizhencë e ligjit.

Lulaj: Të hiqet nga ligji e drejta e ordinancave private për aborte

“Abortet janë gjëja më e rrezikshme që mund të bëhet në trupin e nënës. Prandaj, marrja e guximit për kryerjen e abortit në kushte çfarë kryhet te ne, duhet guxim i madh dhe profesional... Në të ardhmen, kur të rishikohet ligji, nga ligji duhet të hiqet e drejta e ambulancave private të bëhen aborte artificiale”, tha ai.

Përpos ndërprerjes të vullnetshme, deri në javën e 10-të, Lulaj tha se është e mundshme që shtatzënia të ndërpritet edhe pas javës së 10-të, porse shtoi se duhet të adresohet fillimisht në komision. Sa i përket mungesës së dokumentacionit, ai tha se Klinika e Gjinekologjisë i ka të gjitha të dhënat.

Deputetja Teuta Haxhiu u shpreh se është e shqetësuar për shëndetin e vajzave dhe grave që kryejnë abortin.

Haxhiu: Të kemi edukim seksual në të gjitha shkollat

“Unë mendoj se duhet të punohet shumë më shumë që të kemi edukim gjithëpërfshirës, të detyrueshëm seksual në të gjitha shkollat. Edhe normal të përmirësohet privatësia dhe konfidencialiteti në institucionet shëndetësore. Në këtë rast, unë konsideroj se nuk janë ligjet që janë të këqija. Kosova nuk vuan në këtë aspekt. Por, vuan në zbatim të tyre. Gjithçka që është në plotësim-ndryshim të një ligji është puna më e lehtë. Tani, duke mos qenë e fushës, i shënova të dhënat që i dha doktori. Një nismë për të ndryshuar një ligj është shumë e lehtë. Jemi 6 deputetë, ne mund ta marrim një iniciativë për ta plotësuar një projektligj”, u shpreh ajo.

Ndërsa, sipas sociologes Sibel Halimi, duhet të analizohen detajisht të gjithë faktorët që shtyjnë femrat deri në vendimin për ndërprerje të shtatzënisë. 

Aborti në klinika private të ndalohet me ligj

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKU çdo javë paraqiten 3-4 kërkesa për abortet në Kosovë. E përkundër kësaj, shteti i Kosovës nuk ka të dhëna se sa aborte kryhen.

Kështu bëri te ditur gazetarja Leonora Aliu me rastin e publikimit të të gjeturave të hulumtimit "Tregtia me abortet".

Ajo tha se gjatë hulumtimit ka gjetur se bëhet një lloj tregtie me abortet.

 "Prej 40 mjekëve në Klinikën e Gjinekologjisë të gjithë kanë ordinanca private dhe vajzat kanë rastisur në raste kur mjeku u ka thënë të shkojnë në ordinancat private", tha ajo.

Ajo tregoi se si në disa barnatore, kryesisht në periferi të kryeqytetit, ka blerë 53 copë Citopek, që është shumë i rrezikshëm nëse jepet pa recetë te mjekut.

Kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve Shefqet Lulaj, tha se nuk i pëlqen motoja "Tregtia me aborte", teksa tha se në gjetje ka realitet, por pasqyrohet edhe ana e mirë.

"Aborti lejohet deri në javën e 10 të barrës, normal me kërkesë të gruas. Është fakt se nuk respektohet ajo periudha paraprake për konsultë paraprake. Kjo është neglizhencë e ligjit", tha ai.

Përpos ndërprerjes të vullnetshme, deri në javën e 10-të Lulaj tha se është e mundshme që shtatzënia të ndërpritet  edhe pas javës së 10-të, porse shtoi se duhet të adresohet fillimisht në komision.

 Sa i përket mungesës së dokumentacionit, ai tha se Klinika e Gjinekologjisë i ka të gjitha të dhënat. Sipas tij, aborti është rreziku më i madh për trupin e gruas

. Deputetja Teuta Haxhiu u shpreh se është e shqetësuar për shëndetin e atyre vajzave dhe grave që kryejnë aborti n. "Duhet të punohet më shumë që të ketë edukim seksual nëpër shkolla. Nuk janë ligjet që janë të këqija, Kosova nuk vuan në këtë aspekt, por vuan në zbatimin e tyre", u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat