Pas dy veprave penale, një muaj paraburgim për gjakovarin

Kosova

Pas dy veprave penale, një muaj paraburgim për gjakovarin

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.Gj.

“Për shkak të dyshimit të bazuar që me datën 23.11.2018, ka kryer veprën penale vjedhje grabitqare dhe lëndim i lehtë trupor ndaj viktimës V.Z., në vendin e tij të punës” thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Gjithashtu i njëjti person ditën e djeshme dyshohet të ketë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, ku ka arritur të hyjë në pronën  private të dëmtuarit Sh.B., duke i shkaktuar dëme materiale.

Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurin V.Gj, ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat