Një shqiponjë e veçantë si e Halil Kastratit

Kosova

Një shqiponjë e veçantë si e Halil Kastratit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:20
Humanisti Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati, do festojë ndryshe ditën e flamurit.

Ai kohë më parë ka treguar se në këtë ditë do të dhurojë 28 çelsa të shtëpive për 28 familje, e këta çelsa ai i vari në krenat e shqiponjës ku edhe vet bëri simbolin shqiptar.

Ceremonia e nesërme do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, duke filluar nga ora 14:00.

Shtëpitë janë ndërtuar dhe mobiluar në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Në ceremoninë e ndarjes së çelësave të pranishëm do të jenë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe udhëheqësi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ku do të ketë edhe shumë mysafirë të tjerë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat