Ndalen punimet për ndërtimin e sheshit në Podujevë, shkak reshjet e shiut

Kosova

Ndalen punimet për ndërtimin e sheshit në Podujevë, shkak reshjet e shiut

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:01
Podujevë

Rruga e qendrës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka filluar përsëri për qarkullim të veturave.

Kjo pasi që barrierat e vendosur për ndalim qarkullimi janë larguar me të filluar reshjet e shiut, që kanë bërë të ndalen punimet në realizimin projektit “Ndërtimi i Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve në qytet” (ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik).

Në pamjet e realizuara shihet se tani kjo rrugë përveç këmbësorëve, ka filluar për qarkullimin edhe veturat, ku para pak ditëve edhe u filluan këto punime.

Ndërkohë, në lidhje me këtë punimet pati reaguar këshilltari komunal nga radhët e LVV në Podujevë, Fitim Haziri. sipas tij, punimet për ndërtimin e sheshit është dashur të nisin kohë më parë, e jo nëntor kur edhe fillojnë reshjet atmosferike.

“Projekti në fjalë ka qenë i gatshëm që në vitin 2017, po të kishte vullnetin dhe dëshirën Veliu do mund t’i fillonte punimet qysh në fillim të vitit 2018, por e ka zgjedhur kohën e nëntorit kur fillojnë të reshurat e shiut dhe borës, të cilat e pamundësojnë realizimin e këtij projekti”, ka shkruar ndër tjerash ai në ‘Facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat